Ku ka përfunduar “Nënë Tereza”?
Në kuadër të konkursit Historia Ime, Arian Matuka ka dërguar pranë redaksisë këto dy foto të statujës së Nënë Terezës e cila deri para vizitës së Papa Franceskut ndodhej në rrethrrotullimin e aeroportit ndërkombëtar që mban emrin e shenjtores shqiptare.
Fotoja është marrë në një nga oborret private në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Siç mund të shihet, statuja qëndron në ambient të hapur, e shtrirë dhe pa asnjë kujdes.
Ministrja e Kulturës deklaroi në atë kohë se statuja që dikur ishte e vendosur tek sheshi Nënë Tereza, do të spostohej tek rrethrrotullimi i aeroportit, ndërsa statuja që ishte te aeroporti do t’i nënshtrohej restaurimit.
Ashtu siç mund të kuptohet nga fotot, kjo gjë jo vetëm që nuk është bëre, por statuja është hedhur si plaçke e vjetër në një oborr shtëpie.