Studim: 66% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi
Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” ka kryer një studim me të rinjtë e Ballkanit dhe zyrën e Emigracionit. Rreth dy të tretat e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria dhe të jetojnë në ndonjë vend të Europës. Shkaku kryesor i këtij përfundimi, vlerësoet të jetë mungesa e shpresës në vendet e tyre të origjinës konsiderohet, që po i detyron dhjetëra mijëra njerëz nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të emigrojnë apo të kërkojnë azil në vendet europiane.
Mbi 10 mijë të rinj nga 8 vende të Europës Jugore janë pyetur gjatë një periudhe 3–vjeçare prej vitit 2011, për frikën, shpresat dhe planet e tyre për të ardhmen. Shqetësimi më i madh për personat e anketuar ishin papunësia, kushtet aspak të sigurta të punës dhe varfëria. Pikërisht këto ishin motivet pse shumë të anketuar ishin të gatshëm të emigronin.
Vendin e parë me më shumë njerëz të trishtuar, siç thotë studimi, e zënë shqiptarët. 2/3 e të anketuarve shqiptarë ose 66% e tyre, janë të gatshëm ta braktisin vendin, për një jetë më të mirë në emigracion. Pas tyre vijnë kosovarët dhe maqedonasit, ku më shumë se gjysma duan të emigrojnë.
Ndërsa bullgarët, rumunët, sllovenët e kroatët, vende të cilat janë bërë pjesë e Bashkimit Europian, vitet e fundit kanë numrin më të ulët të të anketuarve, që janë të gatshëm të lënë vendit. Dhe kjo sipas studimit të “Friedrich Eber Stiftung” është pasojë e përmirësimit të jetesës në këto vende, pas vendosjes së standardeve europiane.