Gruaja mbytet në Dubai pasi babai i saj pengon shpëtimin për të ruajtur ‘nderin’
Një grua e re aziatike u mbyt në det, pasi babai i saj pengoi rojet e plazhit në Dubai që ta shpëtonin, sepse kjo do ta “çnderonte” atë, njoftuan mediat e lajmeve Emirate të hënën.
Emiratet 24/7 raportoi se policia e Dubait e arrestoi burrin e paidentifikuar.
Kur dy roje plazhi u përpoqën të ndihmonin 20-vjeçaren nga mbytja, babai i saj “filloi ti tërhiqte dhe të ndalonte rojet e plazhit dhe u bë i dhunshëm me ta”, njoftoi ai.
“Ai u tha atyre se preferonte që vajza e tij të vdiste se të prekej nga burra të huaj,” tha nënkoloneli Ahmed Burqibah, zëvendës drejtor i kërkimit dhe shpëtimit në departamentin e policisë së Dubait.
Burri aziatik “konsideroi se nëse këta burra do preknin vajzën e tij, atëherë ajo do të çnderohej. Kjo i kushtoi jetën e vajzës së tij,” tha Burqibah, cituar nga faqja e internetit.
Policia e Dubait më vonë arrestoi babain pasi bllokoi ekipin e shpëtimit të bënin punën e tyre dhe të shpëtonin jetën e vajzës së tij./A.A.