Kafshët shtëpiake ulin rrezikun e sëmundjeve kronike dhe depresionit tek të moshuarit
2,1 milionë italianë mbi 65 vjeç – afërsisht dy në tre – mbajnë kafshë shtëpiake. “Bashkëjetuesit” më të përhapur janë qentë (54%) dhe macet (33%), për të cilët ata janë të gatshëm të shpenzojnë mesatarisht 800 euro në vit. Këto janë rezultatet e një studimi të “FederAnziani Senior” që ka marrë në shqyrtim një kampion prej 5.790 personash mbi 65 vjeç.
97% e të moshuarve italianë e shohin terapinë me anë të kafshëve shtëpiake si një nxitje vendimtare për një jetë më të mirë. Një kafshë shtëpiake, të shtyn drejt aktivitetit fizik dhe madje për disa persona mund të jetë arsyeja që zgjohen në mëngjes. Raporti me kafshën fal shumë kënaqësi, i shton ditës disa aktivitete rutinë, shtyn drejt aktivitetit fizik dhe stimulon socializimin. Ky studim ka treguar se bashkëjetesa me një kafshë shtëpiake, e kombinuar me një dietë ushqimore të shëndetëshme, do të kursente 4 miliardë euro në shpenzimet shëndetësore të lidhura me sëmundjet kronike (hypertension, diabet, depression). Aktiviteti fizik që vjen nga posedimi i një kafshe shtëpiake, ndihmon në parandalimin e patologjive, ndërsa vetëm prezenca e një kafshe si shoqërues ndihmon në reduktimin e hipertensionit. Veçanërisht për të moshuarit e vetmuar është një mjet shumë efektiv për të luftuar vetminë dhe depresionin që në shumë raste e shoqëron.
Kafshët falin emocione që përfshijnë mendjen
Mbi të gjitha, fakti që raporti me kafshën shtëpiake të ngjall emocione pozitive është konfirmuar dhe nga “Neuroscience”, e cila ka studiuar bazat neurobiologjike të marrdhënies sonë me kafshët. Ky analizimi ka treguar se ndjenjat që krijohen nga marrëdhënia me kafshët prekin të njëjtat zona të trurit ku përpunohen ndjenjat që krijohen në raportet me njerëzit, ndryshe nga ato që krijohen në marrëdhënien me objektet pa jetë.
Kur “qenushi i mamit/babit” nuk është vetëm një shprehje
Nuk përbën më habi që ndërveprimi me kafshët sjell shumë përfitime. Ndonjëherë zbulimet mbi këtë fushë janë shumë interesante, si ai i bërë nga kërkuesit e Harvard që tregoi se konsiderimi i vetes si prind i kafshës, nuk është vetëm një mënyrë të thëni, pasi emocionet që krijohen nga kafsha shëtpiake aktivizojnë të njëjtat zona të trurit si ato të krijuara nga ndërveprimi me fëmijët.
Ata që heqin dorë nga pushimet për të ndenjur me mikun e tyre me katër këmbë
Kafshët shëpiake trajtohen njëlloj si pjestëtarët e families, sipas studimit, të moshuarit italianë janë kujdesen shumë për kafshët e tyre. 38% e tyre i marin me vete kur shkojnë me pushime ndërsa 24% i lë në shtëpitë e miqve. Interesant është fakti se 20% e italianëve të moshuar ka hequr dorë të paktën një herë nga pushimet, pasi vendi ku do të shkonin nuk i pranonte kafshët shtëpiake.
/l.k./