Vajza shtatë vjeçare i dha idenë për biznes
Kur shkrimtarja Cheryl Rickman, vizitonte dyqanet e rrobave bashkë me vajzën e saj, Brooke, nuk mbetej kurrë e kënaqur.
Kjo sepse rrobat për vajza ishin me ngjyrë rozë si të princeshave nga Disney, dhe Brooke ishte e pasionuar pas dinozaurëve.
E zemëruar nga fakti se nuk mund te kënaqte vajzën e saj, asaj i erdhi një ide që të fillojë një kompani të bluzave për vajzat e vogla por me motive ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim.
Climbing Tress Kinds, e cila është lançuar në treg në Britaninë e Madhe muajin e kaluar, është duke sfiduar steriotipet gjinore.
“Ne nuk dëshirojmë që t’i largojmë tërësisht lulet apo trëndafilat. Ajo çfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të ndryshojmë steriotipet gjinore që vajzat dhe djemtë e vegjël, të zgjedhin vetë çfarë duan”.
“Ne duam që të ndryshojmë disa motive që rezervohen për djem dhe t’ja dhurojmë vajzave dhe anasjelltas”.
“Askush nuk duhet t’i tregojë fëmijëve se çfarë duhet ose nuk duhet të veshin”, është shprehur Cheryl./klankosova.tv