Kredia dhe uria studentore
Nga Artan FUGA
Puna është se unë i shoh një pjesë të studentëve, jo pak, që
ushqehen keq,
pa vitaminat e duhura,
që hanë keq nëpër fast food-e vetëm brumra,
byreqe në drekë,
oris llapa në darkë,
ashtu më thonë kur i pyes,
pra të zbehtë
dhe pa fuqinë fizike të moshës,
të rrudhur shpejt në trup e fytyrë,
pse jo disi edhe pak të uritur…
Po,
ka studentë dhe studente të uritur…
Une di se çfarë them…
Nuk gënjej.
Njoh jo pak që më kapin me lotë në sy buzë korridoreve
hedhin kokrren e lotit të bukur me trishtim
sepse nuk kanë me se të paguajnë tarifat e shkollës.
E kam mbajt brenda meje këtë sekret nga turpi dhe nga halli, por po të duan sokratët e kenaqur jam gati ta bëj një raport shumë të hollësishëm nëse më lejojnë kohën e duhur për urinë studentore.
Këtyre t’i propozosh të marrin kredi… ???
O Zot, ku e di peshkopi atë që sheh përditë prifti i fshatit…