NASA konfirmon zbulimin e një planeti të njejtë me Tokën
Astronomët kanë zbuluar planetin “Toka 2″, i cili ndodhet në një zonë të jetueshme dhe që rrotullohet rreth një dielli të ngjashme me tonin. Planeti është quajtur Kepler-452b.
NASA konfirmoi gjetjen e një planeti të ngjashëm me Tokën, në një konferencë për shtyp, ku bëri të ditur zbulimin e një planeti nga teleskopi hapësinor Kepler, i cili ndodhet në Rrugën e Qumështit. Mendohet se planeti mund të ketë ujë në hapësirë.
Sipas shkencëtarëve të NASA-s, ai përmban ujë, ndonëse më pak sesa planeti ynë, por mjaftueshëm për të vazhduar, sipas përllogaritjeve edhe 500 milion vitë të tjera.
Kepler 452B ndodhet në yjësinë Cygnus, 1400 vite dritë larg. Ylli i tij është 6 miliardë vjeç, 1.5 miliardë më shumë sesa Dielli ynë.
NASA thotë se, zbulimi është një tjetër arritje e objektivit për të gjetur një “Tokë” tjetër.
Gjithashtu u bë e ditur se janë dhe 11 planetë të tjera kandidate ku mund të zhvillohet jeta.