Studim: Telefonat inteligjentë shkaktojnë “amnezinë dixhitale”
Sipas një hulumtimi të “Kaspersky Lab”, 90% e përdoruesve të pajisjeve teknologjike vuajnë nga amnezia dixhitale. Kërkuesit paralajmërojnë se ne po humbasim informacione të pafundta, vetëm duke e ditur se i kemi në celular dhe nuk mundohemi t’i mbajmë mend.
Problem i “amnezisë dixhitale”, është eksperienca e të harruarit të informacioneve që ia kemi besuar një pajisjeje dixhitale për t’i ruajtuar. Amnezia dixhitale vjen si rezultat kur turi ynë e di që telefoni dhe interneti janë gjithmonë aty.
Njerëzit ua besojnë informacionet pajisjeve digjitale, për t’i ruajtur dhe kujtuar, prandaj nuk përpiqen fare që të mbajnë mend diçka. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk mbajnë mend as numrat e telefonit të partnerëve apo fëmijëve të tyre, pasi i kanë të ruajtura tek pajisjet.
Nga 1000 veta që morën pjesë në studim, pjesa më e madhe e tyre ishin aq të varur pas pajisjeve të tyre sa kishin frikë se mos i humbasin. Gati gjysma e tyre pranojnë se telefonat inteligjentë shërbejnë si memorie.