Prifti thotë: Nëse do të kishte më shumë besim tek Zoti, do të ishte akoma gjallë
Një prift katolik në Australi ka thënë se gruaja irlandeze Jill Meagher nuk do të ishte përdhunuar dhe vrarë në qoftë se do të kishte qenë “më shumë e mbushur me besim ” dhe të kishte qëndruar në shtëpi natën e vrasjes së saj, raporton Irish Independent.
Komentet u bënë gjatë një meshe në një shkollë fillore në Melburn të premten. Sipas raporteve australiane, prifti i bëri këto komente, ndërsa mbante në duar një pamje në gazetë të vrasësit të Meagher, Adrian Bayley.
Jill Meagher u përdhunua dhe u vra, ndërsa po shkonte në shtëpi duke ecur nga një pub i Brunswick rreth orës 01:30 °° në shtator të vitit 2012.
Bodybuilder-i Australian Adrian Bayley u deklarua fajtor për përdhunim dhe vrasje dhe që atëherë ka qenë në burg. Ai është gjetur fajtor edhe për tre përdhunime të tjera kohët e fundit, duke përfshirë një që ishte kryer vetëm disa javë para vdekjes së Meagher.
Sipas radio stacionit 3AW, prifti i tha stafit dhe nxënësve të shkollës se nëse Jill Meagher do të kishte patur “më shumë besim,” ajo “do të kishte qenë në shtëpi në shtrat dhe jo duke ecur nëpër rrugën Sydney në orën 03:00 të mëngjesit.”
Famullitari i përgjithshëm i kryedioqezës katolike të Melburnit, imzot Greg Bennet, tha se kisha katolike ka kërkuar falje për komentet e priftit.
“Kisha apo dioqeza sigurisht që nuk i fal komentet e bëra dhe predikimi ishte krejtësisht i papërshtatshëm,” tha ai për radion 3AW.
“Referenca për Jill Meagher në veçanti ishte fyese dhe e papërshtatshme dhe populli i Victoria dhe Irlandës vajtojnë vdekjen e saj të trishtuar dhe tragjike.”
Monsinjor Bennet shtoi se ai ka folur me priftin, i cili kishte pranuar se predikimi ishte i papërshtatshëm dhe kishte kërkuar falje./A.A.