Studimi që shpjegon se nga mund të vijë homofobia
Studimi, i cili analizoi katër eksperimente të veçanta të kryera në SHBA dhe Gjermani, jep prova empirike që sugjeron se homofobia është në fakt “manifestim i jashtëm i dëshirave të shtypura seksuale që ata ndjejnë ndaj gjinisë së tyre”, raporton IBT.
“Individët që identifikohen si heteroseksualë, por në teste psikologjike tregojnë një tërheqje të fortë ndaj të njëjtit seks mund të ndjehen të kërcënuar nga gejtë dhe lezbiket për shkak se gejtë i kujtonë atyre dëshirat e tyre të ngjashme, të parealizuara dhe të fshehta,” shpjegon Netta Weinstein, lektore në Universitetin e Essex dhe autore kryesore e studimit.
Orientimi seksual i pjesëmarrësve u mat me mënyrën se si ata reaguan ndaj fjalëve dhe imazheve me konotacione seksuale, gjatë një detyre të matur me kohë.
“Në shumë raste, këta janë njerëz të cilët janë në luftë me veten e tyre dhe ata e nxjerrin këtë konflikt të brendshëm jashtë,” shtoi bashkë-autori Richard Ryan, profesor i psikologjisë në Universitetin e Rochester-it i cili ishte i përfshirë në studim, në të cilin morën pjesë rreth 650 studentë universitetesh.
Studimi – i cili u krye nga një ekip i Universiteteve të Rochester, të Essex dhe të Kalifornisë – gjithashtu gjeti se subjektet të cilët thanë se ishin heteroseksualë – por raportuan tendenca homoseksuale gjatë detyrave -kishin më shumë të ngjarë të ishin armiqësorë ndaj gejve , të cilët ishin të detyruar të shtypnin emocionet e tyre të vërteta për shkak të edukimit të rreptë konservator.
Hulumtuesit gjithashtu thanë se kjo mund të jetë arsyeja se pse disa figura publike homofobike janë kapur shpesh duke kryer akte homoseksuale.
Ata theksuan rastin e Ted Haggard, predikues ungjillor i cili kundërshtonte martesat gej, por u ekspozua në një skandal seksi homoseksual në vitin 2006 si dhe Glenn Murphy, Jr, ish-kryetar i Federatës Kombëtare Republikane të Re dhe kundërshtar i zëshëm i martesave gej, i cili u akuzua se kishte sulmuar seksualisht një burrë 22-vjeçar në vitin 2007./A.A.