18 shpikje nga gra që ndryshuan botën
Posted On 16/07/2015
0
Klikoni mbi fotot për më shumë:
- Ngrohësja e parë e makinave, e cila drejtonte ajrin nga motorri në të gjithë makinën që të ngrohte aristokratët e shekullit të 19-të, u shpik nga Margaret A. Wilcox në 1893.
- Loja Monopoly: Një nga lojërat me të famshme të tavolinës të të gjitha kohërave, u shpik nga Elizabeth Magie në vitin 1904.
- Shkallët e emergjencës: Kjo pajisje, si për sigurinë publike dhe zakonet e duhanpirjes, u shpik në vitin 1887 nga Anna Connelly.
- Barka e shpëtimit: Një ditë, në vitin 1882, Maria Beasely vështroi detin dhe tha, “Njerëzit nuk duhet të vdesin më në fatkeqësitë e mëdha të transportit.” Dhe pastaj ajo shpiku barkat e shpëtimit.
- Rezidenca me ngrohje diellore: Fizikania Maria Telkes dhe arkitektja Eleanor Raymond ndërtuan shtëpinë e parë tërësisht të ngrohur nga energjia diellore në vitin 1947.
- Shiringa mjekësore: Në vitin 1899, Letitia Geer shpiku një shiringë mjekësore që mund të përdorej vetëm me një dorë.
- Frigoriferi: Florence Parpart shpiku frigoriferin moderin elektrik në vitin 1914.
- Nancy Johnson shpiku ngrirësin e akullore në vitin 1843, një dizajn i cili përdoret edhe në ditët e sotme edhe pas paisjeve të reja.
- Ada Lovelace, babai i së cilës ishte Lord Bajroni, u inkurajua nga nëna e saj shkencëtare, qysh në moshë të re për tu bërë një kampione e matematikës. Ajo punoi me Charles Babbage në Universitetin e Londrës mbi një “motor analitik” për të zhvilluar mënyra programimi të një makine me algoritme matematikore, duke u bërë kështu programuesja e parë e kompjuterave.
- Fizikantja teorike Dr Shirley Jackson ishte gruaja e parë me ngjyrë që ka marrë një Ph.D. në vitin 1973. Kur punonte në laboratorët Bell ajo ka bërë shumë zbulime duke bërë të mundur që shkencëtarë të tjerë të zbulonin faksin, telefonin ajror, kabllot me fibër optike dhe teknologjinë që çoi në telefonatat me ID, etj.
- Makina e larjes se enëve është zbuluar nga Josephine Cochrane ne vitin 1887. Ajo i bëri marketing shpikjes së saj nëpër hotele, ku në mënyrë “skandaloze” shkonte pa shoqërinë e ndonjë mashkulli deri sa hapi fabrikën e saj.
- Shpikja e Hedy LaMarr ishte një sistem sekret komunikimi gjatë Luftës së Dytë Botërore për torpedo që kontrolloheshin nëpërmjet radios, dhe kështu vuri bazën teknologjike për gjithçka, që nga Wi-Fi e deri tek GPS. Ajo ishte dhe një aktore e famshme botërore.
- .Sistemi i Marie Van Brittan Brown për sistemin e sigurisë së shtëpive nëpërmjet televizorit në vitin 1969, kishte për qëllim që të ndihmonte njerëzit të garantonin sigurinë e tyre, pasi policia ishte shumë e ngadalshme për t’iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë në lagjen e saj në New York City. Shpikja e saj formon bazën për sistemet moderne ÇTV të përdorura për sigurinë në shtëpi dhe të punës së policisë sot e kësaj dite.
- Margaret Knight mori patentën e saj për një makinë që mund të prodhojë çanta letre katrore në vitin 1871. Ajo fitoi betejën ligjore me Charles Anan pasi ai tentoi t’ja vidhte shpikjen me argumentin që një shpikje kaq e zgjuar nuk mund të vinte nga një grua.
- Alice Parker, ka shpikur sistemin e ngrohjes qëndrore me gaz në vitin 1919. Edhe pse dizajni i saj nuk u ndërtua kurrë, ajo ishte e para që mendoi të përdorte gaz natyral për të ngrohur një shtëpi dhe frymëzoi sistemin aktual të ngrohjes qëndrore me gaz.
- Kimistja Stephane Kwolek shpiku fibrën super të fortë që përdoret për të bërë xhaketa antiplumb. Shpikja e Kwolek është pesë herë më e fortë se çeliku.
- Dr Grace Murray Hopper, admirale në marinën amerikane, ishte gjithashtu një shkencëtare kompjuterike e cila ka shpikur COBOL, “softueri i parë kompjuterik i përdorshëm edhe për biznese”.
- Historiania e birrës Jane Pejton thotë se gratë e Mesopotamisë së lashtë ishin të parat që prodhuan, shiten, dhe madje edhe pinë birrë.
/A.A.
. Dr Grace Murray HopperAda LovelaceAlice ParkerAnna ConnellyDr Shirley JacksonElizabeth MagiefeminizmiFlorence ParpartgraHedy LaMarrJosephine CochraneLetitia GeerMargaret A. WilcoxMargaret KnightMaria BeaselyMaria TelkesMarie Van Brittan BrownNancy JohnsonshpikjeStephane Kwolek