Ryan Reynolds: Nuk jam përbindësh që mos ti mbështes martesat gej
Ryan Reynolds ka thënë se i mbështet martesat gej, sepse “nuk është përbindësh.”
Aktori altruist u pyet nga HuffPost Live mbi mendimin e tij për amerikanët, të cilët thanë se do të shkojnë në Kanada, pasi Gjykata Supreme e SHBA-ve legalizoi martesat gej në të 50 shtetet – edhe pse martesat e të njëjtit seks kanë qenë ligjore përtej kufirit për një dekadë.
“Cilat janë mendimet tuaja mbi martesat gej? Natyrisht ju nuk jeni kundër tyre, “tha prezantuesja Alyona Minkovski.
‘Zot, jo! Unë nuk jam përbindësh! Unë mendoj se është fantastike”, tha Reynolds.
“Ka qenë e ligjshme në Kanada për dhjetë vjet tashmë. Për mua [kundërshtimi] më duket thjesht çmenduri.”
“Më duket zbavitëse se sa e polarizuar mund të jetë këtu [në Shtetet e Bashkuara]. Ted Cruz thotë se është “tirani gjyqësore,” dhe për mua kjo duket si e mirëqenë, “vazhdoi ai.
“Ne nuk duhet të jemi as në gjendje frikë dhe as festimi për të; ne duhet ta marrim si të mirëqenë ashtu si martesat e rregullta.”/A.A.