Filmi i ri dokumentar “He named me Malala”
Një film nga Davis Guggenheim
Malala Yousafzai, aktivistja adoleshente Pakistaneze e cila për pak u vra nga talebanët në vitin 2012, kur po kthehej në shtëpi nga shkolla, u shfaq në Daily Show të enjten mbrëma për të treguar një klip nga dokumentari i ardhshëm rreth familjes së saj.
17-vjeçarja, e cila vitin e kaluar u shpërblye me Çmimin Nobel për Paqe, debuton në He Named Me Malala (Ai ma vuri emrin Malala), një film nga Davis Guggenheim (i njohur për An Inconvenient Truth të vitit 2006 dhe Waiting for Superman të vitit 2010), që përshkruan se si Malala, babai i saj dhe anëtarët e tjerë të familjes vazhdojnë të përkrahin arsimin si një e drejtë për të rinjtë në mbarë botën.
Tarileri i filmit, të cilin e ka patur në fillim TIME, tani mund të shikohet vetëm në faqen e Facebook-ut të Fondit të Malala-së./A.A.