“Ai më quante derrkuce ndërsa më përdhunonte”
Ashleigh Roscow, është përdhunuar në muajin maj të vitit të kaluar brenda një varreze. Për herë të parë ajo ka vendosur të flasë për këtë ngjarje shokuese. “Më takoi në rrugë dhe desh të më puthte, por unë e refuzova duke e shtyrë me duar. Por, ai më ndoqi nga mbrapa dhe më goditi pas koke, duke bërë që të më binte të fikët. Pas kësaj më tërhoqi drejt një varreze. Kur u zgjova po më përdhunonte. Ishte e tmerrshme. Më detyroi që t’i thërrisja “mjeshtër”, “zotëri”, ndërsa më përdhunonte. Ai më fyente ndërsa më përdhunonte, duke më quajtur “derrkuce”. Mendova se do të vdisja”, ka thënë mes lotësh vajza e re. Pas denoncimit, policia identifikoi dhe arrestoi përdhunuesin Adam Riding, që u dënua me 10 vjet e gjysmë burg./A.A/