Një predikues anti-gej përballet me një vajzë të vogël (Video)
Një vajzë shtatë-vjeçare ka treguar më shumë llogjikë dhe dhembshuri se sa një i rritur.
Zea, e cila po filmohej nga baba i saj Ryan Bowling, mbajti me krenari një flamur të vogël ylberi në duar gjatë një Festivali të Komunitetit në Ohajo.
Ajo sheh me habi një predikues homofob se si ai bërtet gjëra të pakuptimta fetare, krejtësisht e heshtur, në një akt paqeje dhe proteste.
“Turma u bë menjëherë me të. Njerëzit bërtitën. Unë sinqerisht nuk e di nëse kam parë ndonjëherë aq shumë njerëz që të përkujdesen për të njëkohësisht, “tha babai i saj për Raw Story.
Ndërkohë që ajo qëndronte e fortë, shumë njerëz erdhën ta bënin qepalla me të për këtë akt të mrekullueshëm. Numri i njerëzve të cilët bënë qepalla me burrin që po i bërtiste në fytyrë vajzës së vogël? Zero.
Ky rast u filmua një ditë pasi Gjykata Supreme e SHBA vendosi që çiftet e të njëjtit seks duhet të lejohen të martohen në të gjithë vendin.
“Ajo është e mirë me njerëzit, sepse ata janë njerëz. Ajo i trajton të tjerët në mënyrë të drejtë, sepse ajo dëshiron që të trajtohet në mënyrë të drejtë. Kjo nuk duhet të bëhet virale, thjesht duhet të jemi ata që jemi me njëri-tjetrin. “/A.A./
/www.gaystarnews.com