Zbulohen sërish specie të rralla në Lagunën e Karavastasë
Në Parkun Kombëtar të Divjakës – Karavastasë janë zbuluar një koloni e re shpendësh. Më sakt bëhet fjal për një koloni të re çafkash dhe Karabullakësh. Sipas Shoqatës Ornitologjike Shqiptare, ky zbulim është vërtet i madh sepse kolonitë e dikurshme të çafkave ndodheshin në veriun e Shqipërisë, por ishin zhdukur që prej 20 vjetësh më parë. Sipas ornitologut Taulant Bino, sot kolonia e Karavastasës përfaqëson të vetmen koloni të çafkave në Shqipëri.
Foletë e kolonive të përbëra nga 400-600 fole, ishin ndërtuar mbi një pyll marinash të përmbytura. Pjesa më e madhe e shpendëve të gjetura, sipas AOS, i takon Karabullakut të vogël. Llojet e tjera folëzuese janë çafka e natës, çafka e verdhë, çafka e vogël e bardhë dhe ndoshta çafka e madhe e bardhë, çafka e përhimë dhe Karabullaku i madh.
“Kjo gjetje rrit edhe më shumë rolin e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta si zona më e rëndësishme për larminë biologjike në Shqipëri dhe rajon” – shprehet zoti Bino. /M.G/