Foto Reportazh: Athinë, bankat e mbyllura dhe rradhat në bankomate/ Kriza greke në foto

Degët e bankave të mbyllura deri në 6 korrik. Një mbyllje nga e cila janë përjashtuar turistët dhe të huajt, me kusht që të jenë të regjistruar në bankat e huaja, ata do të mund të tërheqin para. Asnjë limit për sa i përket pagesave elektronike, ndërkohë Bursa Greke do të qendrojë e mbyllër deri të hënën e datës 6.

Policia kontrollon bankomatet në të cilat njerëzit janë në rradhë. Ministri i Mbrojtjes Yannis Panousis ka urdhëruar masa të shtuara të policisë dhe shërbimit të patrullimit në ditët në vazhdim.

Disa degë ta bankave kanë hapur dyert e tyre për të paguar pensionet e klientëve që nuk janë në gjendje të përdorin karatat e kreditit apo kartat ATM të bankomateve.

Voto “jo”. Në Athinë shfaqen murale mbi referendumin e 5 korrikut ku grekët do të thirren të vendosin për qendrimin apo jo në Euro.

Shumica e grekëve janë pro mbajtjes së monedhës së përbashkët dhe do të preferonin një marrëveshje me partnerët europianë. Kjo sipas dy sondazheve që pasqyrohen në shtypin lokal. Të dy zondazhet janë kryer përpara të shtunës, kur Kryeministri Tsipras ka shpallur vendimin për referendumin.

Një njeri përpara Bankës Kombëtare Greke në Selanik, pas mbylljes së urdhëruar nga qeveria.

Në Athinë kanë filluar të krijohen postera dhe murale, në ditët pasi qeveria shpalli një referendum mbi pakëtën e ndihmave ekonomike në vend. “Europa pa Greqinë është si një festë pa drogë”shkruhet në këtë murale.

“Tërheqje e pa disponueshme”, mesazhi që shfaqet në ekranet e bankomatëve të nxjerra jashtë funksionit nga ana e qeverisë e cila ka imponuar kontrollin e kapitalit.
/ La Repubblica