Femrat protestojnë të trukuara përgjysmë në rrjetet sociale: “Nuk kemi turp”
Prej disa ditësh Twitteri dhe Instagrami janë ‘pushtuar’ nga mijëra foto të vajzave, që kanë trukuar vetëm gjysmën e fytyrës.
Një provokim për ti ulëritur botës: “Unë nuk turpërohem. Nuk trukohem për të tjerët, por për veten”. Një protestë bërë virale me hashtag #ThePowerOf MakeUp , kundër atyre që mendojnë se fondatinta, rimeli dhe buzëkuqi, janë një maskë për të fshehur pasiguritë, një sinjal i dashurisë së paktë për veten, ose që femrat trukohen vetëm për të bërë për vete meshkujt.
Ajo që ka bërë të shpërtheje ky manifestim në rrjetet sociale ka qenë një video, e postuar në maj nga artistja e makeup Nikkie, në kanalin e saj në Youtube, e cila numëron deri tani më shumë se një milion klikime dhe rreth 200 mijë të regjistruar. /Balkanweb