ISIS dhuron skllave seksi si shpërblim për atë që mëson përmendësh Kuranin
Barbarizmat e xhihadistëve që e quajnë veten Shteti Islamik nuk kanë të ndalur. Lajmi i fundit vjen se do të shpërblehet me skllave seksi jazide ai që mëson përmendësh Kuranin.
Një garë barbare është duke u mbajtur në shumë xhami të Sirisë, duke përfshirë edhe xhaminë “Osama Bin Laden”.
Të rinjve dhe të gjithë të tjerëve të cilët do ta mësojnë Kuranin përmendësh do t’u ofrohen virgjëresha të reja nga udhëheqësit e shtetit islamik gjatë muajit të Ramazanit.
Tri vendet e para gjatë këtij muaji të cilët do të mësojnë më së miri Kuranin do të fitojnë nga një virgjëreshë, transmeton zeri.info.
Ndërsa vendit të katërt dhe të pestë do tu ofrohen shpërblime në para.
Gara zgjatë 7 ditë dhe përfundon më 27 qershor dhe po mbahet për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit./www.telegrafi.com