Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve/ UNITED publikon hartën dhe listën me 22.934 vdekje
Më kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Regugjatëve, rrjeti UNITED ( të bashkuar kundër vdekjeve të refugjatëve), i cili përbëhet nga më shumë se 550 organizata nga 48 shtete Europiane, ka publikuar Listën e Vdekjeve të refugjatëve, një website të ri dhe një hartë interaktive të vdekjeve të refugjatëve në botë.
Lista e Vdekjeve, e publikuar nga UNITED, pasqyron 22.394 vdekje të dokumentuara të azilkërkuesve dhe refugjatëve për shkak të politikave kufizuese të ushtruara nga Europa.
KLIKO MË POSHTË PËR TË PARË LISTËN E PLOTË:
Muajt e fundit, historitë e vdekjeve të mijëra njerëzve në detin Mesdhe, kanë tronditur shumë njerëz në gjithë botën. Kjo ka bërë që çështje e refugjatëve të jetë ndër më të diskutuarat në aspektin mediatik dhe politik. Por megjithë vëmendjen, përfaqësuesit e BE duket se e kanë të pamundur të bien dakort në ndarjen e valëve migratore, duke e dominuar diskutimin me interesat nacionaliste të secilit shtet. Ndërkohë emigrimi vazhdon, megjithë rrezikun e madh që ka udhëtimi nga deti emigrantët nuk duken të dekurajuar.
Në 20 qershor, Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, UNITED ka publikuar një hartë interaktive e cila tregon se problem i regugjatëve nuk kufizohet vetëm Detin Mesdhe dhe në kufijtë jugorë Europian. Harta tregon se ky është një problem i shtrirë në mbarë Europën, dhe zgjidhja e tij duhet të vijë nga një reagim gjithpërfshirës i shteteve Europiane.
HARTA INTERAKTIVE E VDEKJEVE TË REFUGJATËVE NË EUROPË:
http://unitedagainstrefugeedeaths.eu/map/