VIDEO/ Ja si vidhet një biçikletë në Tiranë/ 5 këshilla si të mos bini pre e hajdutëve
Në këtë video tregohet se sa lehtë mund të vidhet një biçikletë në Tiranë. Pavarsisht rrezikut që vjen nga mungesa e korsive dhe trafikut të rënduar në qytet, janë gjithmon e më të shumtë njerëzit që zgjedhin të lëvizin mbi dy rrota.
Por një moment pakujdesie, ose zgjedhja e vendit të gabuar për ta lënë biçikletën, mund t’ju bëjë që të bini pre e hajdutëve. Është shumë e rëndësishme që ta lidhni biçikletën me një zinxhir të fortë.
Ja disa këshilla për të siguruar si duhet biçikletën tuaj.
- Mos e lini kurrë biçikletën tuaj të pa lidhur në vende publike dhe zgjidhni një zinxhir të mirë për ta lidhur atë.
- Vendoseni biçikletën në një vend të sigurt dhe kur jeni në shtëpi (mos e lini të palidhur në oborr)
- Mos e lidhni kurrë biçikletën tuaj vetëm tek rrota e parë. Gjithmonë përdorni dy zinxhirë për ta lidhur
- Kujdesuni që vendi ku e lidhni biçikletën të jetë i dukshëm dhe i qendrueshëm
- Mbani një foto të biçikletës tuaj dhe regjistroini numrin e saj serial, për ta denoncuar në rast se bini pre e hajdutëve.