“Unë e ndjej veten të zezë, nuk më plas për ju”
Ky është një lajm që ka shkaktuar shumë habi në SHBA, por edhe në mbarë botën.
Një nga lideret e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të personave me ngjyrë Raçhel Dolezal, në fakt nuk është e zezë.
Këtë javë, pridërit e saj biologjik kanë deklaruar se ata nuk janë afrikano-amerikan, por gjerman dhe çek. Ata kanë rrëfyer se ajo ka lindur e bardhë dhe e tillë ishte deri para tetë vitesh, kur vendosi të hiqej si e zezë. Prindërit thanë se Rachel ka adoptuar vëllezër dhe motra me ngjyrë, si dhe ka shkuar në një shkollë në Mississippi ku rrethi i saj shoqëror përbëhej kryesisht nga studentë afro-amerikan.
Pasi modifikoi pamjen, ajo tani është një nga avokatet më të zëshme të të drejtave të personave me ngjyrë.
“Nuk më plas fare çfarë mendoni. Unë e ndjej veten të zezë,” u tha ajo mediave.
Prindërit e saj thonë se ajo nuk u flet atyre, për shkak se e di që ata do i prishin imazhin.
Rachel Dolezal është akademike, punon në zyrën e avokatit të popullit, si dhe jep Studime Afrikane në një universitet në Uashington.