The Telegraph: 250 shqiptar i janë bashkuar ISIS-it
Me mijëra luftëtarë nga e gjithë bota i janë bashkuar ISISit, që kur ky grup ekstremist shpalli Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.
Sipas të dhënave të Kolegjit britanik “King” për studimet ndërkombëtare, Tunisia është shteti që ka kontribuar më shumë me ushtarë. Janë rreth 3000 tunizian që i janë bashkuar ushtrisë.
Nga Shqipëria kanë ikur rreth 90 shtetas për të luftuar për ISISin, ndërsa nga Kosova kanë ikur rreth 150 shqiptarë për të luftuar përkrah xhihadistëve. Ndërsa nga Maqedonia kanë ikur 12 luftëtarë, më shumti shqiptarë dhe turq.
Gazeta britanike “Telegraph”, zbardh hartën e botës, prej nga kanë ardhur më së shumti luftëtarët e huaj që luftojnë për ISISin. Vendi që ka kontribuar më shumë është Tunizia me më shumë se 3000 luftarë që i janë bashkuar ISISit. Ndërsa në vendin e dytë është Arabia Saudite, me mbi 2500 luftëtarë.