Bashkëshorti i Zoe Saldana merr mbiemrin e saj
Burri i Zoe Saldana nuk do tja dijë se çfarë thonë njerëzit në lidhje me vendimin e tij për të marrë mbiemrin e aktores.
Ylli i “Gardianët e Galaktikës” do të jetë në kopertinën e revistës InStyle në numrin e korrikut, ku na tregon se si artisti italian Marco Perego mori mbiemrin e saj, pasi u martuan fshehurazi në verën e vitit 2013. Perego, rezulton, se e mori vendimin progresiv përkundër dyshimeve të gruas së tij.
“U përpoqa ta bindja. I thashë: “Në se përdor mbiemrin tim, do të zhburrërohesh nga komuniteti i artistëve, nga komuniteti i meshkujve Latinë, nga bota”, “tha ylli për InStyle.” Por Marko më shikon dhe më thotë [dhe flet me një theks të lezetshëm italian], ‘Oh, Zoe, nuk më plas fare.'”
Në intervistë, e cila do të dalë në gazeta më 15 qershor, artistja flet se si mëmësia ka ndryshuar martesën dhe mendimet e saj mbi atë se si duhet të jetë trupi i saj pas shtatzënisë.
“Nuk dua të kthehem atje ku kam qenë,” Saldana tha për InStyle. “Unë dua të ndjehem e shëndetshme, dhe jo vetëm të më bëjnë xhinset e vjetra që kam pas veshur. Tashmë jam një grua. Trupi im ka ndryshuar përgjithmonë. … Është i butë dhe… i fortë. ”
Saldana dhe burri i saj i mirëpritën djemtë e tyre binjakë, Cy Ardio dhe Bowie Ezio, në nëntor. Që atëherë, e bërë nënë për herë të parë ajo është shprehur në mediat sociale në lidhje me betejat e saj. Jo vetëm që ka kërkuar këshilla në Tëitter për ushqimin me gji, por ajo gjithashtu në prill është hapur në Facebook për “ndryshimet dramatike” nënshtrua trupin e saj, brenda dhe jashtë, pas lindjes së djemve të saj./huffingtonpost.com