Për kë votojnë LGBTI? (SONDAZH)
Portali i lajmeve për të drejtat e njeriut historiaime.al (një projekt i ProLGBT) ka zhvilluar një sondazh online me persona të komunitetit LGBTI në Shqipëri në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj zgjedhjeve të qershorit.
100 persona të vetidentifikuar si LGBTI u përgjigjën pyetjeve të këtij sondazhi.
Sondazhi u zhvillua nga data 27 maj deri në 8 qershor 2015.
Pyetjes “A jeni të kënaqur nga puna e Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës”, 69 përqind i janë përgjigjur “Jo, Aspak”, 22 përqind janë përgjigjur “Pak i kënaqur” dhe 9 përqind janë përgjigjur “Mjaftueshëm i kënaqur”.
Pyetjes “A do të votoni në zgjedhjet e qershorit 2015”, 62 përqind janë përgjigjur “Po”, 22 përqind “Jo”, ndërsa 16 përqind janë të pavendosur.
Më tej, 50 përqind e personave LGBTI që kanë marrë pjesë në këtë sondazh kanë thënë se “zakonisht kur votojnë, favorizojnë PS”, 24 përqind votojnë për PD, ndërsa 26 përqind nuk votojnë për asnjërën nga këto dy parti.
Pyetjes se “çfarë mendojnë për kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi”, i janë ëprgjigjur 99 vetë nga të cilët 22.22 përqind mendojnë se “është i duhuri për Tiranën”, 45.45 përqind janë përgjigjur “Nuk më bind akoma” dhe 32.32 përqind nuk do të votojnë për të.
Pyetjes se “A janë të kënaqur nga puna e Erion Veliajt si ministër”, 33 përqind janë përgjigjur “Po”, 41 përqind “Jo” dhe 26 përqind nuk kanë mendim.
Pyetjes se “çfarë mendojnë për kandidatin Halim Kosova”, i janë përgjigjur 99 vetë nga të cilët 20.20 përqind janë përgjigjur “Më pëlqen, do votoj për të”, 33.33 përqind nuk kanë mendim dhe 46.46 përqind janë përgjigjur “Nuk do e votoj”.
Për pyetjen “Kush doni ju që ti fitojë zgjedhjet” përgjgjiet kanë qenë:
21.21 përqind Halim Kosova
39.39 përqind Erion Veliaj
28.28 përqind Gjergj Bojaxhi
11.11 përqind tjetër