VIDEO/ Mbetjet e rafinerisë së naftës e kthejnë lumin Gjanica herë të kuq e herë blu
Lumi i Gjanicës në Fier është ka marrë një ngjyrë bojëqielli të ndezur. E kjo jo për ndonjë fenomen natyror, por për shkak të masakrës mjedisore.
Këto pamje që skaktohen nga hedhja e mbetjeve që derdh uzina e rafinerisë së naftës në Ballsh, i ngjajnë një katastrofe të vërtetë mjedisore.
Për fierakët ndotja në lumin e Gjanicës dhe ndryshimi i ngjyrës së tij nuk është një fenomen i panjohur, por asnjë herë më parë lumi nuk kishte marrë këtë ngjyrë në të gjithë rrjedhën e tij.
E njëjta situatë ka ndodhur dhe një vit më parë, kur lumi mori ngjyrë të kuqe, si pasojë e mbetjeve të hedhura.
Pritet të shohim nëse autoritetet do të bëjnë diçka për ta ndalur këtë katastofë, apo thjesht do të presin të shohin se ç’ngjyre tjetër do të marrë uji në lumin Gjanica.