FOTO/ Dita Botërore e Mjedisit, Ecovolis pedalojnë sërish
Aktivistët e lëvizjes Ecovolis pedaluan sot në rrugët e Tiranës në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit.
Këta të rinj ambjentalisë e quajtën pedalimin e sotëm sensibilizues, për të ndërgjegjësuar shoferët dhe qytetarët që të lëvizin sa më shumë me biçkleta.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ata falenderuarn qytetarët që kontribuan për mborjtjen e mjedisit, por nxorën në pah dhe problemet që ka qyteti i Tiranës në këtë aspekt:
“Ne pedaluam sërish…!!!
Sot, në ditën botërore të mjedisit, Tirana nuk kishte sesi të rrinte e veçuar nga gjithë kryeqytetet e botës.
Pedaluam, pedaluam dhe sërish pedaluam, të gjithë së bashku për të falenderuar ata që kontribuan këtë vit në mbrojtjen e mjedisit, në zhvillimin e hapsirave të gjelbërta dhe në mirwmbajtjen e tyre. Ne pedaluam sërish për të ndërgjegjësuar shoferët dhe qytetarët se lëvizja me biçikleta dhe jo me makina është e ardhmja e shëndetshme e të gjithve, pedaluam sërish sepse duam të tregojmë se po të jemi së bashku mund të arrijmë që të sjellim ndryshimin që ne kërkojmë. Ne pedaluam sepse duam që vitin e ardhshëm në Ditën Botërore të Mjedisit, Tirana të ketë më tepër biçikleta dhe më pak marmita makinash që nxjerrin helm. Ne pedaluam sepse në kuadër të së gjithës duam të themi, se nuk mund të jemi më indiferentë rreth situatës në të cilën jetojmë, rreth ajrit të ndotur që thithim çdo ditë i cili më shumë se një element pa të cilin nuk jetojmë dot, tani po bëhet një ajër i ndotur i cili na vret pak nga pak. Janë gjestet e vogla, ato që sjellin ndryshimet më të mëdha, ndaj nëse nuk di nga t’ja nisësh, nise thjesht me një pjesmarrje në pedalim, me një ndërgjegjësim te njerëzit që të rrethojnë, me një falenderim për ata që mbrojnë mjedisin. Por duhet reaguar, Tirana jonë ka nevojë që gjithsecili prej nesh të reagojë. Ky qytet, të cilit dita-ditës po i merret fryma duhet të kuptojë që është e pamundur që të ketë 70000 makina që vrasin oksigjenin. Duhen më shume njerëz që e duan Tiranën e gjelbër e të pastër. Ti themi JO tymit e t’i hapim krahët biçikletës!”