Çudira shqiptare, depozitë uji nga një serbator avioni MIG
Dy burra duke rregulluar një serbator karburanti të një avioni luftarak MIG-19, të cilin e kanë përshtatur si depozitë uji.
Këto pamje janë marrë nga çatia e një shtëpie në afërsi të aeroportit të Rinasit.
Prej një dekade Shqipëria ka nxjerë jashtë përdorimi një flotë prej 125 avionësh luftarakë MIG-15 dhe MIG-19.
Të trashëguar nga koha e Luftës së Ftohtë, këta avionë janë prodhuar nga uzinat ruse Mikoyan- Gurevic në kuadër të Traktatit të Varshavës.
Por, gjatë trazirave në vitin ’97, shumë prej tyre u grabitën, madje disa guxuan dhe të fluturojnë me to.
Ndërsa tani duket se MIG-ët po kryejnë një tjetër funksion, duke u kthyer në depozitë uji për disa banorë guximtarë dhe kreativë të fshatrave të Tiranës.