Në liqenin e Ohrit gjenden mbetjet e avionit të Luftës së Dytë Botërore
POGRADEC – Mbetjet e një avioni të luftës së 2-të boterore jane gjetur në fundin e liqenit të Ohrit në qytetin e Pogradecit në kuadër të një projekti për evidentimin dhe zbulimin e të fshehtave të liqenit.
Një grup zhytësish nga klubi i aktiviteteve nënujore “DRAGOI” në Pogradec, bashkë me zhytës nga klubi AMFORA në Ohër kanë mundur të evidentojnë pozicionin e saktë të avionit për të cilin kishte edhe informacione më të hershëm.
Në kuadër të projektit u filmuan dhe u evidentuan edhe shumë fakte interesante të mbuluara nga pluhuri i harresës shumëvjecare.
Zhytësit Shqiptaro-Maqedonas kanë mundur të zbulojnë koloni shumë të mëdha me gaforet e ujit të ëmbël, të cilat mendohej se ishin zhdukur rreth 30 vjet më parë, vendbanimet mbi 3000 vjeçare, sende dhe objekte të kësaj periudhe, në Lin, Buqezë, në Strugë dhe Trepçja.
U zbuluan shkëmbinj dhe barriera nënujore për të cilat nuk kishte informacion më pare si dhe evidentuan anije luftarake të luftës së parë boterore, si dhe kanone mijera vjecare.
Gjatë projektit, i cili filloi në 28 shkurt 2015 dhe përfundoi në 31 maj 2015, u përshkuan me etapa rreth 80,322 km në thellësine nga 8-18 m.
U kryen shumë filmime dhe fotografi nënujore materiale, të cilat do i kalojnë në dispozicion të Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të kultures.
Ideatori dhe zbatuesi i këtij projekti ishte instuktori ndërkombetar i zhytjes Milutin Sekulovski. Ndihmesë të madhe dhanë institucionet përgjegjëse në Maqedoni dhe Shqiperi, ndërsa në pjesën shqiptare të liqenit eksplorimet u kryen me ndihmën e zhytësve të klubit DRAGOI në Pogradec.
/Shqiptarja.com