TEDXPRISHTINAWOMEN PREZANTON ‘MOMENTUM’ KËTË TË PREMTE
Edicioni i dytë i TEDxPrishtinaWomen, me temë ‘Momentum’ (shqip: Vrull), do të mbahet në Sheshin 21 që u rinovua kohëve të fundit në Prishtinë, në 16:00, të premtën me 29 maj. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të jetë folëse në hapje të ngjarjes, që do t’i bëjë bashkë disa prej pionierëve të barazisë gjinore në Kosovë, duke përfshirë artistët, politikanët dhe gazetarët.
Fjalimet TEDx, që kanë tendencë të karakterizohen prej tonit të tyre frymëzues dhe inovativ, do të ndahen në dy seanca. Seanca e parë, që fillon në 18:00, është quajtur ‘Initiate’ (shqip: Fillo). Kjo do të përfshijë emra të mëdhenj politik, si vet Presidenten e Kosovës, që do të përcillet nga Ulrike Lunacek, Zëvendës-Presidente e Parlamentit Evropian, e cila gjithashtu shërben si Raportuese e Parlamentit të BE për Kosovën. Gazetarja hulumtuese Jeta Abazi Gashi, dhe këshilltar i politikës publike dhe shkrimtari komentues Agon Maliqi do të mbyll seancën hapëse.
Seanca e dytë – ‘Accelerate’ (shqip: Nxito) – do të vazhdojë prej 20:30. Në këtë seancë audienca do të ketë mundësinë të mësojë më shumë për iniciativat që kanë provokuar mjaft aksione dhe reaksione në fusha të ndryshme. Aktorja e teatrit dhe filantropja Elia Zaharia do të jetë e para, e përcjellur prej Elonë Kastratit, gruas së re gjermane me rrënjë kosovare, që u bë e njohur për fushatën e saj Pads Against Sexism (shqip: Peçeta Kundër Seksizmit). Hulumtuesja udhëheqëse prej Rrjetit të Grave të Kosovës, Nicole Farnsworth, e cila ka përcjellur me kujdes mënyrën se si buxhetimi qeveritar i ndikon gratë në Kosovë, do të jetë në skenë pas Elonës. Vjollca Konjufca, Asistent Profesoreshë e Mikrobiologjisë në Southern Illinois University, hulumtimet e së cilës janë fokusuar në neutralizimin e sulmeve ndaj sistemit imunitar, do të jep fjalimin e fundit.
Muzikë dhe Inovacion
Ky edicion i TEDxPrishtinaWomen përmbanë më shumë se vetëm fjalime. Bendi muzikor i Ballkanit, Offchestra, do të performojë një koncert të shkurtër. Fituesi i edicionit të 2014 të “The Voice of Albania”, Florent Abashi, gjithashtu do të performojë, dhe audienca do të përjetojë një performancë salsa nga mësuesit e shkollës Ballroom Dancing. Përveç live muzikës, koktejeve, dhe vallëzimit, organizatorët e këtij evenimenti kanë zgjedhur një numër të nismave inovative, për t’u prezantuar në vendngjarje. Një nismë e tillë është hapësira laborator BONEVET nga Gjakova – hapësirë për eksperimentim me robotikë, mekanikë, dhe aparaturë elektronike – që do të tregojnë disa prej projekteve të tyre ‘bone vet’./kosovotwopointzero.com