Vizita e Vuçiç paralizon qarkullimin në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen
Vizita e kryemnistrit serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillohet në masa të rrepta sigurie. Qindra forca policore dhe nga Garda e Republikës do të jenë të angazhuara për mbarëvajtjen e vizitës.
Mësohet se një helikopter i tipit “Cougar”, do të kontrollojë Tiranën nga ajri, gjatë vizitës së shefit të qeverisë serbe.
Policia njofton se do të bllokohet qarkullimi në këto rrugë:
Duke filluar nga ora 10:40 datë 27-28 Maj 2015, do të ketë kufizim deri në bllokim të lëvizjes në hyrje të autostradës.
Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë:
“Ura e Elbasanit”
Bulevardi “Zhan Dark”
Bulevardi “Gjergj Fishta”
Ekspozita “Shqipëria Sot”
Ura “Vasil Shanto”
Pallati me Shigjeta
“Unaza e Re” në drejtim të sheshit “Shqiponja”
Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë parkim duke filluar nga ora 23:59 e datës 26 Maj 2015 në akset rrugore si më poshtë vijon :
Nga rruga e “Rinasit” në “Qafë Kashar”
Sheshi “Shqiponja”
Rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrjedalje)
Rruga e “Durrësit”
Sheshi “Skëndërbej”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
rruga “Ismail Qemali”(nga radiotelevizioni në drejtim të liceut)
rruga e Elbasanit deri te pallati i “Brigadave”
Gjithashtu nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Donika Kastrioti”.
Në deklaratën e policisë thuhet se Ndalohet qarkullimi i pjesshëm dhe i përkohshëm të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 10:40 deri në përfundim të aktivitetit.