Harta e vendeve të rrezikuara nga ISIS; Shqipëria më pak e rrezikuar se një vit më parë
Vendet Perëndimore me ekonomi të zhvilluar, si Franca dhe Gjermania, janë më të rrezikuarat nga depërtimi i ISIS-it në krahasim me një vit më parë. Kështu thotë një studim i publikuar në gazetën britanike “The Telegraph”.
Nëntë shtete si Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Estonia, Irlanda Norvegjia, Australia, Franca dhe Gjermania janë të rrezikuara për shkak të influencës në rritje të Shtetit Islamin të Irakut si dhe mbështetësit e al-Kaedas. Për Estoninë, ekziston edhe rreziku i një agresioni rus.
Por sipas raportit, ka 21 shtete ku rreziku i terrorizmit është reduktuar dhe ka patur rezultate pozitive. Një nga këto vende është edhe Shqipëria. Kështu, shkalla e rrezikshmërisë së Shqipërisë prej terrorizmit ishte 3 në vitin 2014, ndërsa këtë vit, ajo ka zbritur në 2.
Ndërsa për Kosovën, shkalla e rrezikshmërisë nuk ka lëvizur. Ajo, ashtu sikurse edhe një vit më parë, vazhdon të jetë 3.
Më poshtë gjendet harta lëvizëse që me anë të ngjyrave tregon shkallët e rrezikut të terrorizmit.
https://raziye.cartodb.com/viz/0ef3cbd4-0328-11e5-aa25-0e853d047bba/public_map