27 shkolla të Tiranës rrezikojnë të mbyllen, nuk plotësojnë kushtet higjeno – sanitare
Inspektoriati shtetëror sanitar ka konstatuar probleme higjeno-sanitare në 27 shkolla të Tiranës.
Pjesa më e madhe e shkollave kanë probleme me lagështirën, madje në disa prej tyre mungon dhe infrastuktura e nevojshme për zhvillimin normal të mësimit.
Kreu i Inspektoriatit të Tiranës, Gjergji Koja tha se në shkollat ku nuk plotësohen kushtet e nevojshme do të pezullohet mësimi derisa situata të përmirësohet, pasi kjo gjendje rrezikon jetën e nxënësve dhe të mësuesve.
Mësohet se inspektoriati ka lënë afat për plotësimin e kushteve higjeno-sanitare deri në fillimin e vitit të ri shkollor.
LISTA E SHKOLLAVE ME PROBLEME TË RËNDA HIGJENO – SANITARE
Edit Durham
Emin Duraku
Besnik Sykja
Petro Nini Luarasi
Andon Zako Çajupi
Sandër Prosi
Ramazan Jarani
Bajram Curri
Mihal Grameno
/GazetShqip