FOTO/ Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër
Festivali ka si qëllim kryesor mbrojtjen, promovimin dhe popullarizimin e vlerave më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh; pasqyrimin më të gjerë të të gjitha gjinive të folklorit dhe vlerave të tij; evidentimin e krijimeve folklorike, me karakter improvizues, lojërave me karakter imitativ, pantonimik e humoristik, krijimeve që lidhen me festat tradicionale popullore dhe ato me karakter ritual; si dhe, risjelljen në vëmendje të krijimeve më të lashta duke ruajtur pastërtinë burimore.
Festivali Folklorik Kombëtar është zhvilluar fillimisht në qytetin e Tiranës në vitin 1957 me siglën “Festivali Kombëtar i këngës, muzikës dhe valles”. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968. Pas këtij festivali, në Kalanë e këtij qyteti është zhvilluar rregullisht, çdo pesë vjet, Festivali Folklorik Kombëtar, respektivisht në vitet 1973, 1978, 1983, 1988. Në vitin 1995 FFK u zhvillua në Kalanë e qytetit të Beratit dhe në vitin 2000 FFK rikthehet në qytetin muze të Gjirokastrës. Edhe në vitet 2004 dhe 2009 FFK u zhvillua në qytetin muze të Gjirokastrës, ku morrën pjesë gjithsej rreth 1200 artistë përfaqësues të të gjitha qarqeve, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe nga Diaspora.
#ArgjiroFest_ON 2015, një spektakël gjithëpërfshirës, ku qyteti do të jetojë për 24 orë një festë me muzikë folklorike, kostume, panaire, zeje tradicionale, ekspozita, projeksione filmash, OPEN STAGE me muzikë alternative, DJ dhe atelie të kërcimit të valles shqiptare. Pjesëmarrës në skenën e Festivalit të Gjirokastrës 2015 artistët e mirënjohur Eda Zari, Olen Çezari, Rona Nishliu, Fanfara Tirana, Vikena Kamenica & Keli Band, Robert Bisha & Albanian Polyphonic Choir, grupi polifonik “Inoro” dhe sazet e Janinës, DIVANHANA – Bosnje Hercegovina, etj, të cilët do të performojnë në orët e natës për të gjithë dashamirësit e muzikës së tyre.
- Grupe te ansambleve te qarkut te Korces, duke performuar gjate nates se trete te Festivalit Folklorik Kombetar ne Gjirokaster. /r/n/r/nEnsembles groups of Korca, performing during the third day of the National Folk Festival in Gjirokastra.
- Grupe te ansambleve te Maqedonise, duke performuar gjate nates se trete te Festivalit Folklorik Kombetar ne Gjirokaster. /r/n/r/nEnsembles groups of Macedonia, performing during the third day of the National Folk Festival in Gjirokastra.
- Grupi i ansamblt Arbereshe, duke performuar gjate nates se peste te Festivalit Folklorik Kombetar ne Gjirokaster. /r/n/r/nArberesh ensembles, performing during the fifth day of the National Folk Festival in Gjirokastra.
- Grupe te ansambleve te qarkut te Durresit, duke performuar gjate nates se trete te Festivalit Folklorik Kombetar ne Gjirokaster. /r/n/r/nEnsembles groups of Durres, performing during the third day of the National Folk Festival in Gjirokastra.
Foto: Peshku pa ujë/ LSA