Taksia e mbështjellë me ylber për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë
Transporti i Londrës po përkujton Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT) duke mbuluar një nga taksitë e zeza ikona të Londrës me një adeziv ylber.
Iniciativa pason suksesin e autobuzit me dy kate të mbuluar me adeziv ylber gjatë këtij viti nga kompania e cila drejton tubacionet, autobusët, taksitë e liçencuara dhe infrastrukturën e transportit në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar.
Taksia e mbështjellë me ylber është një partneritet midis Transportit për Londrën (TFL), Ubiquitous, kompania përgjegjëse për reklamat në taksi, dhe shoferit të taksisë 36-vjeçar, Ian Beetlestone.
Beetlestone (në foto), i cili është gej, tha në një deklaratë, “taksistët gej janë si futbollistët gej – ju e dini statistikisht se ka të tillë, por rrallë dëgjoni rreth tyre. E kam ëndërruar të ngisja një taksi ylber dhe jam i kënaqur që e kanë bërë këtë ëndërr realitet.”
“Ndërkohë që kemi Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë këtë të dielë, unë dua që të gjithë të dinë se janë të mirëpritur të bëjnë një xhiro me automjetin tonë të bukur.”
Taksia ylber do të jetë në shërbim nga e enjtja data 14 maj. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë, së bashku me autobusin ylber, në Paradën e Krenarisë të këtij viti në Londër më 27 qershor.
Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT) zhvillohet çdo vit më 17 maj. Tani në vitin e saj të 11-të, eventet do të zhvillohen në mbarë botën. Më shumë detaje mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit.
Martyn Loukes, drejtuesi i OUTbound tha në lidhje me taksinë e re ylber: “Ne jemi tepër krenarë që ndihmuam të sjellim taksinë e parë ylber të Londrës në shërbim të rrugëve të kryeqytetit, duke u bashkuar me autobusin dykatësh ylber i cili ka patur një sukses të madh me klientët tanë.
Marrë nga: www.gaystarnews.com