Sondazhi në Arabinë Saudite: 87% e burrave fajësojnë gratë për ngacmimet seksuale
Sondazhi në Arabinë Saudite tregon se burrat fajësojnë gratë për rastet në rritje të ngacmimit seksual.
Sondazhi është kryer nga Qendra Aziz Riad e Mbretit Abdul për Dialog Kombëtar.
Burrat sauditë besojnë se gratë janë për t’u fajësuar për rastet në rritje që përfshijnë ngacmimin seksual ndaj tyre, pasi ata (burrat) joshen nga make up-i i tepruar i grave.
Gjetjet janë përfshirë në një sondazh të kryer nga Qendra Aziz Riad e Mbretit Abdul për Dialog Kombëtar në të cilën kanë marrë pjesë 992 meshkuj dhe femra.
Studimi, i kryer nga gazeta saudite, zbuloi se 86.5 përqind e meshkujve të anketuar besojnë se ekzagjerimi i grave në vendosjen e make up-it është shkaku kryesor i rritjes së rasteve të ngacmime seksuale në vende publike në Mbretërinë koservatore të Gjirit.
Rreth 80 për qind e totalit të personave të anketuar besojnë se mungesa e gjobave frenuese dhe mungesa e ligjeve të veçanta kundër ngacmimeve seksuale janë gjithashtu për t’u fajësuar për fenomenin.
Raporti tha se 91 për qind e të anketuarve, të gjithë të moshës mbi 19 vjeç, besojnë se një tjetër faktor i rëndësishëm është “ndjenja e dobët fetare”, ndërsa 75 përqind thanë se problemi është shkaktuar nga mungesa e fushatave ndërgjegjësuese dhe njoftimeve paralajmëruese në shumicën e vendeve publike.
Marrë nga: muslimstatistics.wordpress.com