Aeroporti i Tiranës, mbështet publikisht LGBTI
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbështet komunitetin LGBTI në Shqipëri. Në kuadër të përgjegjshmërisë sociale, administratorët kanë bërë një gjest vërtet interesant: ata kanë vendosur një “city light” ku njoftohet për mbrëmjen gala të bamirësisë që do të zhvillohet të shtunën e 16 majit, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për qëndrën LGBTI “Streha”. Kjo është hera e parë që aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit ku vitin e fundit udhëtuan mbi 1.8 milion vetë mbështet publikisht kauzën e komunitetit LGBTI.