Konservatorët e David Cameron, fitojnë zgjedhjet në Britani
Konservatorët e kryeministrit britanik, David Cameron morën sot mazhorancën absolute, pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare. Në vend të garës kokë më kokë në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe po shihet një fitore e qartë për konservatorët e kryeministrit aktual. Kjo parti ka fituar sipas përllogaritjeve 329 vende, ndërsa laburistët 235 vende.
“Kjo fitore ishte shumë e bukur, pasi tejkaluam të gjitha parashikimet e analistëve dhe sondazheve”, deklaroi Cameron.
Partia Konservatore e qendrës së djathtë në Britani ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare, duke mundësuar që Kryeministri David Cameron të formojë qeverinë e re pa pasur nevojë për koalicion si në mandatin e kaluar.
Rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve parashikohet të dalë të premten pasdite. Laburistët e opozitës përjetuan një humbje tragjike në këto zgjedhje duke u fshirë nga harta politike e Skocisë.
Ndërkohë, lideri i UKIP-it, Nigel Farage dhe ai i liberaldemokratëve, Nick Clegg dhanë dorëheqjen për rezultatet e dobëta që morën në këto zgjedhje.