Elhaida Dani nxjerr versionin shqip të “I’m alive” (VIDEO)
Ndonëse Shqipëria do të konkurojë në gjuhën angleze në Eurovizion, Elhaida Dani, prej kohësh i kishte premtuar fansave variantin shqip të këngës.
Kënga “I’m alive” që nga sot mund të dëgjohet edhe në shqip.
Tre javë pas njoftimit se kënga fituese e Festivalit të Fundvitit në RTSH, “Diell”, nuk do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, u publikua “I’m alive” në bashkëpunim me autorët kosovarë Zzap’n’Chriss.
Tani që datat e shfaqjes po afrojnë, suksesi i Elhaidës në rrjetet sociale, sondazhe, por edhe koncerte jashtë vendit, vazhdon të jetë në majat e tij. Faqje të ndryshme online kanë hapur sondazhe për të parë se cilët janë të preferuarit e publikut. Në çdo sondazh ajo renditet në vendin e parë ose të dytë, duke e bërë “I’m alive”, një nga këngët më të dashura për publikun.
Eurovision Song Contest 2015, do të mbahet në Vienë në datat 19, 21, 23 maj.
https://www.youtube.com/watch?v=djh_rDLD_jE