Thirrje për konkurs fotografie
Portali “Historia Ime”, shpall për të tretin vit rresht, konkursin e fotografisë.
Nëse ju pëlqen të fotografoni gjatë gjithë kohës, atëherë kthejini njëher sytë nga problemet që na shqetësojnë çdo ditë, apo historitë inkurajuese të njerzve. Shkrepe një foto dhe merr pjesë në konkurs!
“Historia ime” fton gjithë të rinjtë, nga cilido qytet i Shqipërisë, që kërkojnë të denoncojnë një problem, apo të ndajnë me të tjerët një ngjarje, të marrin pjesë në konkurs. Personi që ka realizuar foton më shprehëse të fenomenit që ka trajtuar, do të vlerësohet me çmimin e parë, nga një juri e pavarur nga portali Historia-ime.com. Çmimi i parë do të shpërblehet me 100 euro.
Konkursi zgjat deri në dhjetor 2015 kur do të jepet edhe çmimi. Deri atëherë, fotot tuaja do të publikohen në portalin e “Historia Ime”, si dhe në faqen e saj në Facebook.
Rrjeti social Facebook, do të ndikojë mjaft në shpalljen e fituesit. Javën e fundit të konkursit, të gjitha fotot tuaja do të publikohen në Facebook dhe pëlqimet që do të marrë secila do të jenë bonus për fituesin.
Ju ftojmë të merrni pjesë në konkurs duke dërguar fotot në adresën e emailit [email protected] në formën e mëposhtme:
Emër:
Mbiemër:
Qyteti:
Titulli i fotos:
Shënim: Në konkurs mund të merrni pjesë me më shumë se një foto, apo foto reportazh.