10 arsye pse martesa gej është e gabuar
Posted On 20/04/2015
0
Martesat gej do të inkurajojnë njerëzit të jenë gej, në të njëjtën mënyrë si të rrish me njerëz të gjatë do të të zgjasë edhe ty.
- Të jesh gej nuk është e natyrshme. Njerëzit e mirë gjithmonë i refuzojnë gjërat jonatyrale siç janë syzet, poliestra dhe ajri i kondicionuar.
- Martesat gej do të inkurajojnë njerëzit të jenë gej, në të njëjtën mënyrë si të rrish me njerëz të gjatë do të të zgjasë edhe ty.
- Të legalizosh martesat gej do ti hapë dyert çdo lloj sjelljeje të çmendur. Njerëzit mund të duan të martohen edhe me qenin e tyre sepse qeni ka një qëndrim ligjor dhe mund të nënshkruajë kontratën e martesës.
- Martesat heteroseksuale kanë ekzistuar prej shumë kohësh dhe nuk kanë ndryshuar aspak. Gratë vazhdojnë të jenë pronë, njerëzit me ngjyrë vazhdojnë të mos martohen me të bardhët, dhe divorci vazhdon të jetë i jashtëligjshëm.
- Martesat heteroseksuale do kishin më pak vlerë nëse do të lejoheshin martesat gej. Shenjtëria e martesës së Britney Spears prej 55 orësh dhe e Kim Kardashian prej 72 orësh do të shkatërrohej.
- Martesat heteroseksuale janë të vlefshme sepse mund të prodhojnë fëmijë. Çiftet gej, çiftet infertile dhe çiftet e vjetra nuk duhet të lejohen të martohen sepse jetimoret tona nuk janë ende të mbushura, dhe bota ka nevojë për më shumë fëmijë.
- Dihet që prindërit gej do të rrisin vetëm fëmijë gej, meqënëse prindërit heteroseksualë rrisin vetëm fëmijë heteroseksualë.
- Martesat gej nuk mbështeten nga fetë. Në një teokraci si e jona, vlerat e një feje i imponohen një kombi të tërë. Prandaj dhe ne kemi vetëm një fe në Shqipëri.
- Fëmijët nuk do të jenë asnjëherë të suksesshëm pa një model femre dhe mashkulli në shtëpi. Ja pse ne si shoqëri qartësisht ndalojmë prindërit e vetëm që të rrisin fëmijë.
- Martesat gej do të ndryshojnë themelet e shoqërisë. Ne nuk do të mundemi kurrë të përshtatemi me norma të reja shoqërore. Njësoj siç nuk jemi përshtatur me makinat, me sektorin e shërbimit në ekonomi apo me rritjen e jetëgjatësisë.
Marrë nga: www.eatliver.com
Trending Now
Deklaratë për Shtyp
30/01/2025