Foto të llahtarshme, çfarë i ka bërë njeriu dhe mbipopullimi natyrës
Në një kohë kur popullsia globale rritet me 220.000 njerëz në ditë, një libër i publikuar nga “Global Population Speak Out” ka për qëllim të ndihmojë në zhvendosjen e vëmendjes ndërkombëtare tek rreziqet që i vijnë mjedisit, ekosistemeve dhe vetë jetës së njerzve, nga rritja e popullsisë.
Këto foto të llahtarshme tregojnë shkallën e dëmit mjedisor të shktaktuar në Tokë nga njerëzit dhe realitetin e ashpër me të cilin përballet planeti ynë çdo ditë.
Fotot janë marrë nga libri “Overdevelopment, Overpopulation, Overshoot”. Drejtori i çështjeve për avokim në popullsi i kësaj lëvizjeje, tha:
“Ne kemi ardhur me idenë se Toka do ta sigurojë vet automatikisht ushqimin, strehimin, pyjet dhe burime të tjera natyrore për gjithë njerëzit që vazhdojnë të shtohen, por harrojmë se ne që jemi tashmë këtu e keqtrajtojmë tmerrësisht keq botën natyrore dhe specie të ndryshme”.
Grupi përdor mediat sociale, takimet sy më sy dhe aksione të drejtpërdrejta për të angazhuar liderat e opinionit, shkencëtarët dhe gjithë qytetarët e botës, t’i përgjigjen në mënyrë kreative degradimit të mjedisit. /Daily Mirror