Marrin fund enigmat/ Basha vendos Halim Kosovën në Tiranë, Grida Duma kandidate për Durrësin
PD ka shuar enigmat për kandidatët e Tiranës dhe Durrësit.
Lulzim Basha ka vendosur që në kryeqytet të kandidojë Halim Kosovën. Ky i fundit me shumë mundësi do të kandidojë përballë Erion Veliajt.
Ndërkohë, Basha ka vendosur që në Durrës të kandidojë Grida Dumën, e cila deri dje përflitej si kandidate për kryeqytetin.
Me këtë vendim, Basha ka rrëzuar kështu përfundimisht kandidaturën e Agron Dukës. Ky vendim pritet që të sjellë edhe largimin e PR-së nga koalicioni me PD-në.
/Tema