Ja sa do të paguajmë për siguracionin e makinës këtë vit
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar tarifat dysheme për gjihë kategoritë e automjeteve, të cilat shërbejnë si orientim për kompanitë e sigurimeve.
Automjetet që përdoren rëndom nga qytetarët janë ato me kubikazh deri në 1.6 cm3 dhe mbi 1.6 cm3.
Tabela e re e AMF paraqet se tarifa e primit të rrezikut e përllogaritur për vitin 2015, për mjetet me kubikazh deri në 1.6 cm3 është 7300 lekë, kurse për mjetet mbi 1.6 cm3 tarifa është 10 500 lekë.
Sakaq, për motoçikletat për ato që kanë kubikësh deri në 150 cm3, vlera e primit të riskut për efekt të provigjoneve është 3000 lekë, ndërsa për ato mbi 150 mc3, vlera është 5000 lekë.
Por këto prime nuk mund të shërbejnë detyrimisht si çmim dysheme sepse tregu i siguracioneve TPL është i liberalizuar tashmë prej disa vitesh.
TABELA E PLOTE ME TARIFAT E PRIMIT TE RISKUT MIRATUAR NGA AMF
ÇMIMET SOT
Çmimet e siguracionit të makinave nuk kanë ndryshuar që nga janari i këtij viti. Në fakt periudha që këto tarifa mbeten në nivelet aktuale daton që nga mesi i 2014s, por me heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar prej 20 për qind, pati një rënie minimale prej 300500 lekë.
Kompanitë preferuan që të mos zbathin menjëherë 20 për qind të vlerës që kishin tarifat që zbatoheshin në atë kohë, por të nxirrnin çmime të reja të rrumbullakosura dhe që diferenca me të vjetrit të ishte minimale.
Këto çmime aplikohen nga janari e deri më tani. Kështu, sot siguracioni paguhet në bazë të fuqisë motorike të mjetit, por edhe vitit të prodhimit. Kufiri ndarës sa i përket viteve është ai 2005. Një mjet me vit prodhimi nën 2005 dhe me kubikazh më të vogël se 1.6 cm3 duhet të paguajë 15 200 lekë, kurse një me kubikazh mbi 1.6 cm3 15 800 lekë.
Për mjetet që mbajnë si vit prodhimi 2005 e deri 2015 dhe kanë kubikazh nën 1.6 cm3, sigruacioni kushton 14 700 lekë, kurse për ato mbi 1.6 cm3 15 300 lekë.
/Panorama