Miqësorja Kosovë – Shqipëri s’do të luhet. Mediat e Kosovës: Federatat, frikë nga përçarja e tifozerisë
Miqësorja e planifikuar për në qershor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të zhvillohet. Mediat e Kosovës që kanë publikuar lajmin bëjne me dije se vendimi për mosluajtjen e nje ndeshjeje miqësore është marrë, pasi krerët e dy federatave nuk duan të përçajnë tifozërinë shqiptare.
Miqësorja nuk ishte e zyrtarizuar, por nga të dy federatat kishte zera se do të luhej gjatë muajit qershor. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, konfirmoi se nuk do të ketë miqësore, pa dashur të jape detaje dhe arsyetime. Ai ngul këmbë se kjo ndeshje nuk ishte e konfirmuar dhe nuk ka se si të quhet e anuluar. “Ne mund të luajmë kur të duam, por tash nuk jemi të interesuar as ne si federatë e as FSHFja”, ka thënë Vokrri të premten. Në fakt, Kombëtarja shqiptare përcillet me shumë interesim në Kosovë, shumë më shumë se që përcillen ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës
/Panorama