Korça nën magjinë e festimit të pashkëve ortodokse
Si çdo vit, Korça ka nisur festimet për pashkët ortodokse. I gjithë qyteti është përfshirë nga atmosfera festive si dhe nga aktivitetet e shumta që ishin organizuar në kuadër të pritjes së pashkës ortodokse. Gjatë të gjithë javës në Korçë ka patur një sërë aktivitetesh ku janë përfshirë një pjesë e madhe e banorëve të zonës.
Me dhjetëra stenda ku janë ekspozuar punime të ndryshme poçarie, janë ngritur për të disatin vit radhazi në sheshin para Katedrales “Ringjallja e Krishtit”.
Hapësira e krijuar enkas për rastin ka sjellë edhe zbukurimin e kësaj pjese të qytetit, e cila spontanisht ka marrë ngjyrime nga ngjyrat e shumta me të cilat janë pikturuar këto objekte.
/Shqiptarja.com