Patentat me pikë: Publikohet tabela e pikëve që do t’ju hiqen për çdo shkelje
Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave u miratua projektvendimi “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, në bazë të së cilit do të funksionojë sistemi i pikëve të lejeve të drejtimit.
Sistemi i ri me pikë është unifikim i praktikave të vendeve të BE-së, i cili do të shërbejë për identifikimin dhe sanksionimin e kundravajtësve të përsëritur të normave të sjelljes në trafikun rrugor.
Mbajtësi i çdo lejedrejtimi zotëron fillimisht një sasi prej njëzet pikësh. Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga komisioni i shqyrtimit të kundravajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor, në masën e treguar në tabelën e pikëve më poshtë.
Sistemi i ri pikëve për lejet e drejtimit të mjeteve rrugore hyn në fuqi me datë 22 Prill 2015.