A na bëjnë videolojrat më të zgjuar?
Ndonëse diskutohet shpesh për efektet negative te videolojrave, një studim i fundit ka nxjerrë përfundimin se duke luajtur “videogame” të ndihmon në të mësuarit.
Sipas studimit lojrat rrisin aftësinë për të mësuar një numër detyrash shumë herë më shpejt dhe më mirë sesa personat që nuk luajnë. Gjithashtu i fut këta persona në kategorinë e ekpsertëve vizual për të zgjidhur probleme.
Hulumtimi është kryer nga shkencëtarët e “Brown University”. Për të kryes studimin, ata vunë përballë nëntë persona që luanin shpesh videolojra dhe një grup prej nëntë personash që nuk luanin fare, ose luanin shumë rrallë me videolojra. Të gjithë personat morrën pjesë në një “detyrë” vizuale dy ditore.
Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit mund të trajnohen për të përmirësuar performancën e tyre në një detyrë, por nëse kalojnë në një detyrë të dytë shumë shpejt, atëherë do të kenë një nivel më të ulët të të mësuarit.
Kërkuesit donin të zbulonin nëse “lojtarët” mund ta kapërcenin këtë problem në krahasim me “jo lojtarët”. Dhe rezultatet treguan se lojtarët arritën të kishin performancë të lartë në të dyja detyrat, ndërsa ata që nuk luanin jo.
Të dhënat tregojnë se personat që luajnë video-lojra e përmirësuan aftësinë për shpejtësi dhe saktësi të zgjidhjes së detyrës në 15% në detyrën e dytë, krahasuar me 11% që e kishin në detyrën e parë.
/DailyMail