Arrestohen Mark Frroku dhe Tom Doshi
Arrestohen Mark Frroku dhe Tom Doshi. Urdhërarresti është lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme, dhe është ekzekutuar nga Policia e Shtetit.
Mark Frroku u arrestua në një lokal në pronësi të familjes së tij, ndërkohë që forcat e policisë kanë hyrë në banesën e deputetit Tom Doshi. Dy deputetët priten të mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Arrestimi i dy deputetëve vjen pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili i hapi rrugë organit të akuzës për ndjekjen penale, arrestimin dhe kontrollin e banesave të dy deputetëve.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot heqjen e imunitetit të dy deputetëve. 80 deputetë u shprehën pro heqjes se mandatit për deputetin Tom Doshi, ndërsa për imunitetin e Mark Frrokut u votua me 79 vota pro dhe një abstenim. Ndërkohë, në votim nga opozita mori pjesë vetëm deputetja Mesila Doda, pasi pjesa tjetër e deputetëve demokratë braktisën Kuvendin.
/Shekulli