Propagandat më të rrezikshme të ISIS – imazhe të femrave që jetojnë mes luksit dhe familjeve të lumtura
Media po i kushton shumë vëmendje propagandave ekstreme të ISIS dhe imazheve apo videove të dhunshme të shpërndara nga Shteti Islamik. Por mund të jenë duke i kushtuar edhe më shumë vëmendje seç duhet duke parë një tjetërr lloj propagande të rrezikshme që qarkullon.
Shumë pak vëmendje i janë kushtuar fotove dhe videove që përpiqen të reklamojnë jetën brenda ISIS për të krijuar një imazh tjetër ndaj jetës atje. Këto imazhe përdoren si mjete rekrutimi për grupin ekstremist.
Foto të grave totalisht të mbuluara në makina luksoze, apo familje që paraqiten të lumtura, janë “karremi” që përdor ISIS për njerëzit. Imazhe të tjera janë të femrave me armë në duar, për të treguar një ndjenjë pariteti me militantët meshkuj si dhe për të kundërshtuar idenë se pozicioni i femrave është vetëm për të qendruar mbyllur në shtëpi.
Në rrjete sociale militantët postojnë galeri ku tregohen grupe ushtarësh të lumtur duke shijuar ditët e pushimeve. Fotografi që kujtdo nuk do t’i dukeshin që janë në ISIS. Imazhe të tjera kërkojnë të ndërtojnë imazhin e familjeve të lumtura dhe të ndërtuara me dashuri.
Propaganda shërben për një qëllim të qartë: rekrutimin e burrave dhe grave të huaj, kryesisht nga Perëndimi, duke iu paraqitur “të mirat” e jetës që do të gjejnë në Shtetin Islamik. /The Independent